Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Aktuale

Arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 20:52
Dhuna ndaj KFOR-it

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Për të dyshuarin, me inicialet D.D., Prokuroria Speciale kishte ngritur kallëzim penal për pjesëmarrje në sulmin ndaj forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë më 29 maj 2023, në veri, Zveçan.

“Sot me datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari me iniciale (D.D.) ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan, dhe si i dyshuar për veprat penale:

Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës

Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare

Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe

Sulm ndaj personit zyrtar

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me oranet e drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat