Deputetja e AAK-së: Pozat e Sveçlës në veri, fasadë, vijnë në kuadër të propagandës e populizmit në prag të zgjedhjeve

Aktuale

Deputetja e AAK-së: Pozat e Sveçlës në veri, fasadë, vijnë në kuadër të propagandës e populizmit në prag të zgjedhjeve

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 19:45
Albana Bytyqi

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka folur në lidhje me vizitën që ka zhvilluar sot në Veri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Bytyqi tha se veprime të tilla nga partia në pushtet janë të planifikuara në kuadër të propagandës se ‘gjoja kanë sjellë rend e ligj’.

Ajo tha se edhe Sveçla e di mirë se këto poza në veri janë veçse fasadë duke përmendur faktin që restoranti ku vizitoi javë më parë, u sulmua.

“Veprimet e tyre janë çdoherë të menduara, të planifikuara dhe sigurisht në kuadër të propagandës e populizmit gjoja ata po punojnë e ata kanë sjell rend dhe ligj.Por në fakt edhe zoti Svecla e di mirë se këto poza nëpër Veri janë veçse fasadë dhe e dimë mirë se ç’ka ndodhi në restorantin ku e ka vizitu ditë më heret e që pastaj është sulmuar me koktej molotovi” tha Bytyqi.

Deputetja e AAK-së tha se të njëjtit po mundohen me çdo kusht t’i bindin qytetarët se çdo gjë është në rregull pasi janë afër dhe zgjedhjet.

“Pra, po mundohen me çdo kusht me i bind qytetarët se çdo gjë është ne rregull dhe se keta kinse jane duke punuar shumë e krejt kjo meqenese janë edhe zgjedhjet afër” deklaroi Bytyqi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar gjatë ditës së sotme veriun e Mitrovicës së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Pjestarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës ishin të pranishëm duke siguruar zonën rreth kafenesë ku qëndronte Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat