Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK), Avdullah Hoti ka reaguar ndaj zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe kryediplomates Donika Gërvalla, duke kritikuar për deklarata të pavenda e të përçudnuara.
Hoti e cilësoi si të pakuptimshme pretendimin e Bislimit për uljen e papunësisë, ndërkohë që sipas tij, 200 mijë qytetarë, kryesisht të rinj, janë larguar nga vendi.
Hoti gjithashtu kritikoi Gërvalla për çudinë e saj lidhur me tarifat e larta për pajisje me dokumente në konsullata, duke e cilësuar këtë si një veprim të vonuar në vitin e katërt të mandatit të saj.
“Zv.kryeministri Bislimi deklaron se është ulu papunësia kur 200 mijë qytetarë, kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi;
Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Hoti theksoi se norma e rritjes ekonomike për 2025 pritet të jetë 3.9%, një shifër që, sipas tij, ka ndikim minimal në përmirësimin e standardit të jetës.
Ai ironizoi me krenarinë e zyrtarëve të partisë në pushtet për këtë rritje, duke theksuar se është vetëm 0.1% më e lartë se ajo e vendit fqinj në veri.
“Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim mininal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, ka shtuar Hoti.
Hoti përfundoi shkrimin e tij duke thënë set se lista e kritikave ndaj qeverisë është e gjatë.
“Lista nuk mbaron me kaq, por kaq për momentin”.