Para pak çastesh, Ujkan Metaj, i arratisur nga burgu i Dubravës dy javë më parë, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Kështu ka mësuar Gazeta nga burime të mirëinformuara.
Ai është i dënuar për rastin e grabitjes në Istog, aty ku u vra polici Izet Demaj.
Përveç policit Demaj, gjatë grabitjes u pat vrarë edhe vëllai i Ujkanit, Kameri.
Ujkan Metaj u arratis nga Dubrava saktësisht 12 ditë më parë, pra me 12 korrik.
Istogasi është i dënuar me 11 vjet burgim, ndërsa ishte vetë Policia e Kosovës, që sot përmes një komunikate kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.