Avokati: Vendimi për ta dërguar Faton Hajrizin në Smrekonicë është i paarsyeshëm

Aktuale

Avokati: Vendimi për ta dërguar Faton Hajrizin në Smrekonicë është i paarsyeshëm

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 18:09
Faton Hajrizi

Vendimi për ta dërguar Faton Hajrizin në një burg të hapur ishte krejtësisht i gabuar dhe i paarsyeshëm, kështu ka vlerësuar avokati Meshari Slimaj.

Sipas tij, në asnjë formë nuk është dashur të lejohet që një person si Hajrizi tashmë i ndjerë, të lejohet të shkohet në burgun e Smrekonciës.

Ai ka shtuar se rrethanat që një person është arratisur një herë apo dy herë duhet të krijojnë bindjen se mund të arratiset përsëri.

“Kur kemi të bëjmë me një person që është arratisur mbi tetë herë, dhe të mendohet se ai duhet të shkohet në burg të tipit të hapur atëherë ky është vendimi më i gabueshëm më i pamatur, më i paarsyeshëm më të gjitha epitet negative që mund t’i thotë një gojë”, ka deklaruar Selimaj.

Selimaj gjithashtu ka theksuar përgjegjësinë ligjore dhe morale të shtetit të Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët e saj, përfshirë ata që janë në konflikt me ligjin.

“E ka për detyrë, e ka për obligim ligjor, në asnjë mënyrë ndaj asnjë qytetari nuk lejohet neglizhenca. Ne të gjithë jemi qytetarë të Kosovës, mund të biem edh endesh me ligjin, mund të përgjigjemi para ligjit, është detyrë e tyre që të kujdesen edhe për Faton Hajrizin”, ka thënë ai.

Selimaj ka theksuar se e drejta ndërkombëtare i parasheh rrethanat e tilla kur kemi të bëjmë me humbjen e jetës së dikujt në një shtet tjetër, dhe se është e drejtë që trupi i tij të pushojë në vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat