Avokati Ardian Bajraktari, ka thënë se tashmë do duhej të përfundonte autopsia e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe.
Bajraktari u shpreh se edhe nëqoftëse e përfundon, raporti i autopsisë që vjen nga Serbia mund të mos jetë i besueshëm.
Ai u shpreh se Kosova duhet ta bëjë një autopsi tjetër kurdo që Serbia e dërgon trupin e të ndjerit në Kosovë.
“Aktualisht kam përshtypjen e vetmja mënyrë është komunikimi mes mekanizmave ndërkombëtarë. Zyra ndërlidhëse në Beograd, pavarësisht insistimeve nuk ka ndonjë mundësi, dihen rrethanat. Do duhej të përfundonte autopsia nga autoritetet serbe. Bazuar në faktin se janë ngritë dilema në drejtim të mënyrës së aspekteve të tjera, duke marrë parasysh faktin që nuk kanë qenë prezent të përfaqësues të Institutit tonë të Mjekësisë Ligjore për ta bërë më të besueshëm një raport të tillë. Pavarësisht se kur kthehet trupi, me kërkeseë të familjes dhe urdhër të prokurorit, të bëhet autopsia nga ana e IML-së, për t’i shuar dilemat. Raporti i autopsisë mund të mos jetë i besuar”, tha ai.