​MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Aktuale

​MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Më: 24 korrik 2024 Në ora: 16:02
Donika Gërvalla

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim për uljen e tarifave për pajisje me pasaporta, letërnjoftime, certifikata dhe shërbime të tjera në konsullatat dhe ambasadat e Kosovës.

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, në konferencë për medie të mërkurën tha se nga ky vendim do të përfitojnë mërgimtarët.

Gërvalla: Ka ulje të dukshme të tarifave për pajisje me pasaporta

“Pasi kemi analizuar me kujdes tarifat e deritanishme për shërbimet konsullore dhe kemi kosntatuar se shumica prej tyre jo vetëm që janë të larta sesa shërbimet e njëjta brenda Kosovës. Jam e lumtur dhe krenare që sot mund të paraqes para jush një strukturë të re të tarifave konsullore. Kjo përbënë jo vetëm ulje të dukshme të këtyre tarifave por edhe mënjanon disa anomali të panevojshme, si psh pagesa të larta për dokumente që në fakt ndodhen brenda sistemit që shërbehen konsullatat tona”, tha ajo.

Krahas kësaj, ajo tha se do të lehtësohen edhe procedurat burokratike për rifitimin e shtetësisë.

Gërvalla: Konsullatat tona ju presin krah hapur të gjithëve për të aplikuar sa më shpejtë dhe pa burokraci për rifitimin e shtetësisë

“Konsullatat tona ju presin krah hapur të gjithëve për të aplikuar sa më shpejtë dhe pa burokraci për rifitimin e shtetësisë. Rifitimi i shtetësisë së Kosovës është një akt jo vetëm simbolik, pasi ai lidhet me të drejta që janë të rezervuara për të qytetarët e Kosovës”, shtoi Gërvalla.

Pas këtij vendimi pajisja me letërnjoftim biometrik nga 50 euro bëhet 30 euro, pajisja me pasaportë nga 150 euro në 100 euro, kurse rikthimi i shtetësisë së Kosovës do të ketë kosto zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat