Haradinaj fton Kurtin në debat publik

Aktuale

Haradinaj fton Kurtin në debat publik

Më: 23 korrik 2024 Në ora: 06:58
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ftuar që të jetë pjesë e një debati publik mes tij dhe kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Sipas Haradinaj, kjo thirrje për përballje mes tij dhe Kurtit është të diskutohen arritjet kryesore të qeverisë Kurti dhe Haradinaj.

Haradinaj ka listuar arritjet e tij gjatë qeverisjes Haradinaj si ato të rikthimit të energjisë elektrike, ligjet për ushtri apo edhe statuti i Trepçës.

“Propozojë të ballafaqohem me listën e sukseseve të Qeverisë Haradinaj dhe Qeverinë Kurti të asaj kohe. Pavarësisht që qeveria Haradinaj ka më pak se dy vjet qeverisje. Kurti ka thuaja katër vite. Do të shihni se sa është ndryshimi i listës së sukseseve të asaj qeverie dhe kësaj. Vetë fakti mungesa e prodhimit të energjisë elektrike dhe keni kthyer prodhimin menjëherë. Pjesë përbërëse e transmisionit të lartë të Serbisë, je bërë anëtare e CEO-së, Ligjet për Ushtri, Statuti i Trepçës etj. Cilat punë i kreu kjo qeveri”, deklaroi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat