Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi thotë se ka diçka që fshihet në lidhje me ekzekutimin e Faton Hajrizit nga policia serbe, ku sipas tij, ka deklarata kontradiktore të bëra nga zyrtarët në Serbi.
Në emisionin “360 gradë”, Krasniqi u shpreh se zyrtarët serbë kanë akuzuar instucionet e Kosovës, që Hajrizi është liruar qëllimisht nga burgu, për të vrarë një polic serb, në shenjë hakmarrjeje për Banjskën.
“Dua ta analizoj nga një këndvështrim tjetër. Ky rast mund të jetë projektuar nga stukutra të shtetit serb, por edhe përtej saj. Dyshimet e mia i bazoj që nga dita e parë e prononcimeve të zyrtarëve të shtetit serb nga prononcimet, për disa veprime që kishin ndodhur atë ditë. Filimisht, ishte deklaruar që i është marrë arma policit të ndjerë, pastaj ky e ka kryer vrasjen. Kemi dëgjuar një deklaratë të vëllait të tij, që ka qenë në Gjermani. Deklaratat e Daçiç, që e shpjegon rastin, që në mëngjes, gjatë një dite kërkoi ujë. 400 policë të angazhuar dhe në fund vrasja. Në momentin që vritet personi që kërkohet, nuk lejohet ndonjë informacion. Pa një mjekësi ligjore të kufomës së të ndjerit, nuk mund të nxjerrim konkluzione të sakta. Mund të jetë, kanë synuar zyrtarët serbë, vetë fakti që 400 policë janë angazhuar, unë mendoj që ata do ta zinin të gjallë. Vetë fakti që ka deklaruar, dyshon se fshihet diçka. Në Kosovë ka zëra për qëndrimin e tij në burg.
Insitucionet e shtetit të Kosovës ishin akuzuar nga zyrtarë të lartë serbë, se ishte organizuar dalja e tij nga burgu, për të vrarë një polic, nga rasti i Banjskës, ku është vrarë një polic shqiptar asokohe. Zyrtarët serbë i kanë akuzuar institucionet e shtetit të Kosovës. Edhe këtu, fshihet diçka sa i përket trupit të tij. Prapa kësaj figure, ka diçka a e cila nuk i shpjegohet opinionit publik”, theksoi ai.