Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur në lidhje me Faton Hajrizin.
Ai është shprehur se atë e përjeton, siç tha ai, si një shqiptar të ri me shpirt plot patriotizëm.
Tutje, Balaj u shpreh se Hajrizi e përfaqëson gjeneratën e parë të fëmijëve që janë rritur në luftë.
“Unë Faton Hajrizin e përjetoj si një shqiptar të ri me shpirt plot patriotizëm, që përfaqëson atë gjeneratën e parë të fëmijëve që janë lindur, në fakt janë rritur në luftë”, është shprehur tutje ai.