Analisti dhe mjeku i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Liri Loshi në një postim të tij në facebook ka komentuar veprimin e Faton Hajrizit.
Ai ka thënë se një serb me ardh me vra një policë në Kosovë është akt terrorist, por edhe një shqiptar nga Kosova me shku me vra një policë serb, është poashtu akt terrorist.
Postimi i plotë:
Me ardhë një serb nga Serbia e me ta vra një polic n’Kosovë në krye të detyrës asht akt terrorist. Me shku një shqiptar nga Kosova në Serbi dhe me e vra një polic serb në krye të detyrës asht akt terrorist, po ashtu. A po kuptoni a ju ka pi truni e s’po dini çka po shkruani e çka po thoni?!