Qitje me mjete ajrore nga KFOR në Babaj i Bokës – apelohet për kujdes nga qytetarët

Aktuale

Qitje me mjete ajrore nga KFOR në Babaj i Bokës – apelohet për kujdes nga qytetarët

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 21:11
Ilustrim

Në një postim në faqen zyrtare të Komunës së Gjakovës, është postuar njoftimi ku u bëhet apel për kujdes të gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës rreth zonës trajnuese të FSK-së.

Përmes këtij postimi Komuna e Gjakovës njofton banorët e Gjakovës, e në veçanti banorët e fshatrave Devë, Babaj i Bokës, Shishman dhe Popoc, se gjatë kësaj jave më specifikisht nga data 22 e deri më 27 korrik 2024, KFOR-i do të zhvillojë qitje nga ajri në zonën e trajnimit në Babaj i Bokës.

Për të mirën e sigurisë së qytetarëve, përmes këtij njoftimi bëhet e ditur se ndalohet rreptësisht hyrja dhe afrimi në zonat trajnuese.

Njoftimi po ashtu bën të ditur se Gjatë kësaj jave do të dëgjohen zhurma dhe shpërthime të ndryshme ku mund të shihen edhe lëvizje të trupave ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat