Maqedonci: FSK-ja do të ketë edhe helikopterë

Aktuale

Maqedonci: FSK-ja do të ketë edhe helikopterë

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 20:26
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës [FSK] e sheh të nevojshme edhe posedimin qoftë të paktën e një helikopteri si një aset i nevojshëm.

Maqedonci tha se janë në diskutime me ambasadën e SHBA-ve dhe departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së për posedimin e helikopterëve, sidomos për efektin e kërkim-shpëtimit, evakuimit mjekësor.

“Në kuadër të strukturës së FSK-së është e paraparë edhe helikopterët. Jemi në diskutim me Ambasadën e SHBA-ve, me departamentin e Mbrojtjes.

Helikopterët janë pjesë e fazës së tretë të tranzicionit, një prej aseteve të nevojshme, të paktën për mbështetjen e autoriteteve civile. Pas luftës së Ukrainës, formati ka ndryshuar. Helikopterët nuk e kanë efektin luftarak që kanë pasur në të kaluarën, por të rëndësishme sidomos për kërkim-shpëtimit, evakiumit mjekësor”, deklaroi Maqedonci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat