Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Aktuale

Stërvitjet e grupeve terroriste, Maqedonci: Shqetësuese, por jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 20:23
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se janë shqetësuese informacionet se grupet terroriste dhe paramilitare vazhdimisht po kryejnë përgatitje pranë kufirit me Kosovën, por që sipas tij Kosova ka kapacitete të përgatitjes dhe institucionet e vendit janë të gatshme në ruajtjen e rendit, ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit.

Maqedonci ka thënë se vigjilenca e shtuar tek institucionet e Kosovës bën që grupet paramilitare dhe terroriste të jenë të “pasigurta” për ndonjë sulm të radhës.

“Është shqetësuese, mirëpo duhet të kemi parasysh se ne jemi të përgatitur dhe më të gatshëm se kurrë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe rreziku për vendin tonë. Kjo u dëshmua edhe gjatë sulmit të 24 shtatorit. Por pas sulmit të 24 shtatorit, shtrirja e sovranitetit, rendit dhe ligjit, prezenca e Policisë së Kosovës në veri dhe vigjilenca e shtuar në institucionet e vendit e bën më të sigurt Kosovën. Dhe më të pasigurt e bën që grupet paramilitare e terroriste qëndrimin e këtyre grupeve dhe mundësinë që këto grupe të kenë sukses në ndonjë sulm të radhës. Pavarësisht krejt këtyre sfidave, institucionet e sigurisë janë të gatshme”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Maqedonci ka theksuar se para sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, grupet e tilla paramilitare dhe terroriste më herët kanë penguar shtrirjen e plotë të sovranitetit dhe kanë frikësuar qytetarët e veriut të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat