Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato të Faton Hajrizit

Aktuale

Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë, analizat tregojnë se përputhen me ato të Faton Hajrizit

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 20:06
Faton Hajrizi

Lajmi i fundit: Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë,  analizat tregojnë se përputhen me ato te Faton Hajrizit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dalë me njoftim për rastin e Faton Hajrizit, ku institucionet serbe kanë deklaruar se e kanë vrarë.

MPJD thotë se janë njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.

“Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor – ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe të njejtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi”.

“Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat