Pas 16 vitesh burgim, lirohet Nazif Visoqi për vrasje dhe plagosje të një serbi në Dobrushë të Istogut

Aktuale

Pas 16 vitesh burgim, lirohet Nazif Visoqi për vrasje dhe plagosje të një serbi në Dobrushë të Istogut

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Pas 16 vite burgim,Nazif Visoqi është liruar sot rreth orës 15:00 pasi akuzohej për vrasje dhe plagosje të një serbi në Dobrushë të Istogut.

Visoqi, ishte i dënuar me 16 vite e 6 muaj burgim për vrasjen e dy serbëve dhe një plagosje në fshatin Dobrushë.

Gjykata e shkallës së parë kishte dëshmi të mjaftueshme për të dënuar Visoqin për veprat penale për të cilat ai akuzohej.

Gjykata e Qarkut në Pejë, me një trup gjykues të përbërë prej dy gjyqtarëve të EULEX-it dhe një gjyqtari vendor, kishte shpallur Nazif Visoqin fajtor për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë dhe të mbajtjes në pronësi, kontrollit, posedimit apo përdorimit të paligjshëm të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat