Ura e Badovcit, Rukiqi: Nuk merret seriozisht një Qeveri që për 500 ditë s’mund ta funksionalizojë një urë 38 metra

Aktuale

Ura e Badovcit, Rukiqi: Nuk merret seriozisht një Qeveri që për 500 ditë s’mund ta funksionalizojë një urë 38 metra

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 19:09
Berat Rukiqi

Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shkruar në Facebook për Urën e Badovcit, ku thotë se Qeveria e Albin Kurtit ka dështuar ta bëjë funksionale.

Ai thotë se gjatësia e kësaj ure është prej 38 metrave.

Sipas tij, një qeveri që për 500 ditë nuk mund ta përfundojë një urë 38 metra nuk merret seriozisht.

“Në foto është Ura e Badovcit. Pjesa që duhet të punohet për ta bërë uren funksionale ka një gjatësi prej 38 metrave. Tashmë po bëhen mbi 500 ditë që kjo urë nuk është në funksion dhe ende nuk duket as në horizont, përfundimi i saj”.

“Në fakt kjo urë simbolizon më së miri këtë qeverisje: e paaftë, jo serioze dhe me asnjë “urë” bashkëpunimi në dobi të progresit në vend. Një qeveri e paaftë që nuk arrin, për rreth 500 ditë të tëra, me e përfundu një urë 38 metra, nuk e merr askush seriozisht”, ka shkruar Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat