Koiq: Skandaloz dhe shqetësues vendimi i BE-së për pasaportat ilegale serbe

Aktuale

Koiq: Skandaloz dhe shqetësues vendimi i BE-së për pasaportat ilegale serbe

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 19:00
Rexho Koiq

Rexho Koiq, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare, e ka konsideruar si shqetësues vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për serbët që kanë pasaporta ilegale të Serbisë.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se vendimi i BE-së është standard i dyfisht në raportin me Kosovën.

“Kryesisht qasja e BE-së në raport me Kosovën dhe në raport të dialogimit,i tani edhe me këtë vendim do e quaja skandaloz, sepse kemi një proces të dialogimit për normalizimin e marrëdhënieve dhe në përfundim edhe të njohjes së ndërsjellë mes shteteve. Dhe tani kemi një veprim të tillë ndoshta mund ta cilësojë si standard i dyfishtë në rastin e Kosovës, sa herë kemi pasë çështje që kanë të bëjnë në interes të Kosovës çdo herë kemi pasë veprime të BE-së që denigrojnë”.

“Janë shumë shqetësues vendimet e tilla që merren, dhe që kryesisht janë në interes të serbëve të Kosovës që posedojnë pasaportën e Serbisë, por edhe është shqetësuese se pse Serbia nuk involvohet drejtpërdrejtë në procesin e dialogimit për krejt këto vite, nuk ka qenë e gatshme dhe nuk është e gatshme të pranojë realitetin që është faktik”, ka thënë Koiq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat