Ahmetaj: Zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën

Aktuale

Ahmetaj: Zgjedhjet janë zgjidhje për Kosovën

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 18:59
Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj

Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, i sheh zgjedhjet si zgjidhje për Kosovën pasi dha kritika të rënda për qeverinë aktuale.

Sipas Ahmetajt, kjo administratë aktuale ka sjellë vetëm dëme në shpinë të vendit.

“Shkuarja në zgjedhje sa më herët ka qenë zgjidhja reale për të mirën e qytetarit të  vendi, qytetarët e Kosovës”, ka thënë Ahmetaj për Info Magazine.

Në asnjë moment nuk pres diçka që do të mund të arrihet. Unë vetëm uroj që të mos skandalizohemi edhe më tepër, dhe të mos përfundojmë edhe në ndonjë veprim tjetër që do të mund ta ndëshkonte Kosovën edhe më tepër.

Patëm mjaftueshëm kohë ,katër vjet për të parë se sa kanë mundur të bëjnë dhe sa kanë bërë, m të vërtetë, gjithë ajo që është bërë kanë qenë dëme, sanksione, ndëshkime për Kosovën dhe nuk pres asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat