Elshani: Situata në veri e sigurt aq sa mund të jetë

Aktuale

Elshani: Situata në veri e sigurt aq sa mund të jetë

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 18:45
Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani është shprehur se situata atje është e qetë por delikate.

Kjo përgjigje e tij vjen pas një shpërthimi në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku shumë kosovarë po laheshin atje.

Ndër të tjera, Elshani tha se policia ka shtuar numrin e saj në veri, dhe situata është e sigurt, aq sa mund të jetë.

“Dje ka ndodhur një shpërthim, me një mjet shpërthyes që ende nuk e kemi identifikuar, sidoqoftë nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale në veturat që kanë qenë aty. Policia me njësitet e veta adekuate kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka verifikuar një terren të gjerë atje”, tha Elshani.

“Kemi pasur edhe një bastisje në një shtëpi, ku kemi sekuestruar një automjet, kemi gjetur tri radiolidhje, ndërsa personit të cilit i është bastisur shtëpia nuk kemi hasur në të, por jemi të interesuar ta intervistojmë. Puna e policisë nuk do të ndalet, në ditët në vijim do të shihni patrulla të shumta në Ujman, dhe puna hetimore nuk do të ndalet. Hetuesit kanë ardhur me vendim se ky person duhet të intervistohet, ndërsa policia mund të interevistojë edhe persona të tjerë”.

“Situata në veri është e qetë por delikate, nuk kemi mundur ta marrim me mend para një viti që qytetarët të vijnë dhe të lahen në Ujman”.

“Çka porosimim për qytetarët është që ata të kenë kujdes të shtuar, ne nuk e ndalim lirinë e lëvizjes. Ne kemi shtim të patrullave, shtim të policëve në zonën e veriut, situata është e sigurt aq sa është e sigurt”, tha Elshani 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat