​Hoti: Vendimi për lëvizjen e lirë me pasaporta ilegale, goditje për Kosovën

Aktuale

​Hoti: Vendimi për lëvizjen e lirë me pasaporta ilegale, goditje për Kosovën

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 18:28
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të BE-së për liberalizim të vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku ata jetojnë që është ndër qëllimet e dialogut.

“Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën. Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë: Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024?

Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat