Policia e Kosovës vendos kamera në afërsi të urës së Ibrit, mësohen arsyet

Aktuale

Policia e Kosovës vendos kamera në afërsi të urës së Ibrit, mësohen arsyet

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 18:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës është duke bërë vendosjen e dhjetë kamerave në afërsi të Urës së Ibrit, pranë “Tre Rrokaqiejve” etj, për të menaxhuar pjesën veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.

Këtë lajm për median e konfirmoi zv/drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.

Policia e Kosovës është insitutcioni i vetëm që e bën kontrollimin me video mbikëqyrje të vendeve publike. Policia e kosovës në mandatin e saj e ka prioritet ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin, këto bëhen duke i vëzhguar vendet publike me kamera. Në suaza të kësaj, kemi bërë vendosjen e disa kamerave në pjesën veriore në afërsi të urës së Ibrit që e menaxhon pjesën veriore dhe një gjë e tillë do të vazhdojë në të ardhmen”, tha Elshani.

Ai tha se vendosja e kamerave është bërë edhe te “Tre Rrokaqiejtë”. Në total, Elshani u shpreh se është duke u bërë vendosa e 10 kamerave të reja.

Në të kaluarën policia ka identifikuar lokacione në veri të vendit ku ishin vendosur kamera vëzhguese, në mënyrë ilegale. Policia ka larguar një numër të madh të kamerave, duke bërë të ditur se monitorimin e tyre në vendet publike e bën vetëm Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat