“A i besohet autopsisë?”, Koci i përgjigjet bashkëfshatarit të Faton Hajrizit: Ta sjellim njëherë këtu

Aktuale

“A i besohet autopsisë?”, Koci i përgjigjet bashkëfshatarit të Faton Hajrizit: Ta sjellim njëherë këtu

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 18:19
Arianit Koci dhe Ridvan Tahiri

Tre ditë pas vrasjes së Faton Hajrizit, të hënën në studion e emisionit “Frontal” i ftuar ishte avokati Arianit Koci dhe Ridvan Tahiri bashkëfshatar i Faton Hajrizit.

Avokati Arjanit Koci tha në Frontal  se duhet të sillet kufoma e Faton Hajrizit në Kosovë, nëse ai është vrarë, ndërsa më pas të nisin hetimet.

Ridvan Tahiri, bashkëfshatar i Faton Hajrizit, tha se fshati i tij i lindjes, Klina e Ulët e Skënderajt po përgatitet.

“Ne e kemi një kryetar në fshat, kemi persona që nuk rrinë duarkryq. Ne kemi folë se çka do të veprojmë, dikush merret me familjen, dikush merret mos me e shqetësu familjen”, tha ai.

Tahiri e pyeti avokatin se a duhet t’i besohet autopsisë.

“Ne kemi mundësi që kur ta marrim kufomën me bë edhe këtu, i nisim këtu hetimet, por njëherë po duam ta sjellim kufomën këtu” tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat