Maqedonci për hedhjen e granatës së dorës në Ujman: Akt terrorist

Aktuale

Maqedonci për hedhjen e granatës së dorës në Ujman: Akt terrorist

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 17:53
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për shpërthimin që ndodhi dje në Liqenin e Ujmanit.

Ai hedhjen e granatës së dorës, e ka quajtur “akt terrorist”.

Ndryshe, si pasojë e shpërthimit që ndodhi dje pasdite në Ujman dy vetura mbetën të dëmtuara.

Për rastin mbrëmë vonë ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se ka identifikuar një person lidhur me shpërthimin që ndodhi në Ujman.

“Në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin shpërthimit të sotëm në afërsi të Ujmanit, Policia rreth orës 21:00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut”.

Gjatë bastisjes policia ka has dhe ka sekuestruar në mes tjerash edhe 3 radiolidhje dhe një veturë. Nuk kemi persona të arrestuar, ndërsa policia ka identifikuar një person i cili për neve është me interes për intervistim”, ka njoftuar mbrëmë Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë në Veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat