Ish-deputeti ngre dyshime që Faton Hajrizi të jetë vrarë: Pse mund të jetë inskenim

Aktuale

Ish-deputeti ngre dyshime që Faton Hajrizi të jetë vrarë: Pse mund të jetë inskenim

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, tani anëtar i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka ngritur dyshime se Faton Hajrizi mund të mos jetë eliminuar nga policia serbe.

Në një intervistë, Berisha, tha se ajo që e bën që ai të ngrejë dyshime të tilla janë inskenimet që Serbia ka bërë edhe në të shkuarën

Berisha tha se Faton Hajrizi ndodhej 240 m larg nga Bosnje Hercegovina në momentin që ndodhi ngjarja dhe ai edhe i plagosur mund ta ketë përshkuar atë distancë.

Ish-deputeti ndau dhe dy foto ku tregohet një person mes policisë serbe ditën e ngjarjes, me veshje të ngjashme me atë të viktimës.

“Unë duke njohur politikën e inskenimeve të Serbisë dhe duke bërë krahasime të pamjeve që kanë rrjedhur në mediat serbe dhe që një pjesë i ka cituar vetë ministri i Punëve të Brendshme, natyrisht të bëjnë të dyshosh se bëhet fjalë për Faton Harizin. Në fakt këto dy foto bëjnë krahasimin e veshjes së një personi që shihej në pamjet televizive që transmetoheshin live ditën e ngjarjes, ai shihej në krah të forcave të policisë. Po i njëjti me të njëjtën veshje shihet si personi që është vrarë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat