Molliqaj: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, simptomë serioze e Asociacionit në ardhje

Aktuale

Molliqaj: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, simptomë serioze e Asociacionit në ardhje

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 14:11
Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

Molliqaj e cilëson këtë vendim si një paralajmërim të rrezikut dhe një goditje të rëndë ndaj sovranitetit të Kosovës.

“Sovranitetit i brendshëm është duke shërbyer vetëm si material përdorimi populist, në ndërkohë që BE sheh Kosovën zyrtare si të barazvlefshme me entitetin illegal, autonom të Serbisë në Kosovë. Për më tepër, ky paralelizëm është simptomë serioze e Asociacionit në ardhje”, deklaroi Molliqaj.

Sipas tij, ky vendim tregon se procesi dialogues me Asociacionin vetëm sa ka avancuar drejt një finalizimi të tij, duke u përballur me kushte të pafundme dhe qesharake që kanë shërbyer për të mbajtur një pozicion të dobët në dialog.

Për këtë situatë, Molliqaj e mban përgjegjëse Qeverinë e Kosovës, duke thënë se nën mandatin e saj ka dështuar të sigurojë mirëqenie për të gjithë qytetarët, duke thelluar më tej dallimet në përfaqësim politik, ekonomik dhe social.

“Liria e lëvizjes i takon secilit qytetarë dhe ky duhet të jetë parim që qeverisë me jetën tonë. Tutje, qytetarët nuk guxojnë t’i vuajnë politikat populiste për shkak të etnisë që kanë. Çëshjta që po diskutojmë këtu është pikërisht lagimi përherë e më shumë prej mundësisë për paqe”, tha ai.

Molliqaj përfundoi duke theksuar se paralelizmat e tillë, në kuptimin legal, vetëm sa formalizojnë Asociacionin para kurorëzimit të tij final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat