Hamiti e quan për keqardhje vendimin e BE-së për njohjen e pasaportave serbe

Aktuale

Hamiti e quan për keqardhje vendimin e BE-së për njohjen e pasaportave serbe

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 13:51
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti e ka quajtur për keqardhje vendimin e Bashkimit Evropian për njohjen e pasaportave serbe me të cilat janë të pajisura serbët që jetojnë në Kosovë.

Ai thotë se këto pasaporta lëshohen nga strukturat paralele apo ilegale serbe në Kosovë.

“Vendimi për keqardhje nga #BE për njohjen e pasaportave të lëshuara nga strukturat paralele/ilegale serbe në Kosovë”, ka shkruar ai në X.

Këshilli i Bashkimit Europian ka vendosur t’ua heq vizat serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.

BE-ja njoftoi se miratimi i rregullores së re anulon “përjashtimin që aplikohej më herët”.

“Sot, Këshilli i BE-së miratoi një rregullore që siguron se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor i nënshtrohet të njëjtit regjim vizash, duke anuluar përjashtimin që aplikohej më herët për mbajtësit e pasaportave serbe, të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit e Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat