Ardian Kastrati, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në Kosovë nuk është asnjë investim i huaj, e ka 500 milionë euro sanksione. Ndërkaq, shton se “militantët e VV-së”, e quajnë sukses realizimin e spoteve elektroale të VV-së në Ujman, ku shumë qytetarë po frekuentojnë aty.
Teksa kritikon Qeverinë Kurti, Kastrati thotë se Serbia ka nënshkruar marrëveshje për litiumin me kancelarin gjerman Olaf Scholze dhe BE-në që do ti sjell fitime me miliarda ekonomisë serbe.
“Nuk na duhet çlirimi nga Serbia sepse e kemi realizuar në 1999-tën. Na duhet ti heqim prangat e mjerimit që Kurti ua ka vendos disave në kokë! Ky është çlirimi i individit. Çlirimi ynë i vërtetë”, ka thënë ndër tjerash Kastrati.
Ai shkrimit ia bashkoi edhe një fotografi ku e bën dallimin në mes Ujmanit që po proklamohet nga Qeveria Kurti si sukses dhe projekteve të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.