Arrestohet personi i dytë si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës

Aktuale

Arrestohet personi i dytë si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 17:35
Faton Hajrizi

Edhe një person tjetër është arrestuar sot si i dyshuar për ikjen e Faton Hajirizit nga Burgu i Smrekonicës.

Këtë për Klankosova e bëri të ditur Valon Preteni, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

Preteni ka shtuar se prokurori i rastit i ka thënë se arrestimi është bërë sot pasdite.

Poashtu, edhe dje është arrestuar një person për të njëjtin rast pasi dyshohet se i ka ndihmuar Faton Hajrizit pas arratisjes nga Burgu i Smrekonicës.

Faton Hajrizi ishte arratisur nga Burgu i Smrekonicës dy javë më parë, ndërsa dje raportohet se u vra nga policia serbe në afërsi të Lloznicës.

Hajrizi në mesnatës e të mërkurës dyshohet se vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër, teksa ishte në kërkim nga ana e policisë së Serbisë deri dje, ku dyshohet se u vra jo larg Lloznicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat