Pak më herët ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, i cili dyshohet se ka qenë një granatë dore, ku janë dëmtuar dy vetura derisa nuk ka pasur persona të lënduar.
Rastin për median e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëvendëskomnadanti Veton Elshani ka deklaruar se ka ndodh një shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku janë dëmtuar dy vetura.
“Persona të lënduar nuk ka, vetëm dy vetura janë dëmtuar, mjeti shpërthyes është hedhur të vendi ku po punohet”, theksoi Elshani duke shtuar se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rastit.
Por se si ka ndodhur rasti nga shpërthimi atje, tashmë kanë filluar të shfaqen edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
Nga atje shihen se si janë dëmtuar veturat pasi dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë një granatë dore.
Policia shihet se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rastit.
Siç dihet në ditët e fundit kanë qarkulluar shumë pamje nga Ujmani ku qytetarët pas temperaturave të larta në vend po e shfytëzojnë edhe për t’u larë e për t’u freskuar.