Selimi i reagon Muratit për 10 milionë e BQK-së: Marrëzi e plotë, kjo u bë sepse qeveria ishte e paaftë t’i investonte

Aktuale

Selimi i reagon Muratit për 10 milionë e BQK-së: Marrëzi e plotë, kjo u bë sepse qeveria ishte e paaftë t’i investonte

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 15:05
Petrit Selimi

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili sot tha se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar në llogarinë e Qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, kjo sipas tij ndodhi për “herë të parë në historinë e shtetit”.

Por, ish-ministri Selimi, deklaratën e Muratit e quan “marrëzi të plotë”, pasi sipas tij “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale”.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Selimi ka thënë është marrëzi e plotë që Murati krenohet që Banka Qendrore ka fituar 10 milionë euro “për herë të parë” me qeverinë.

Sipas Selimit “arsyeja e vetme që ka fitime është se qeveria ka qenë e paaftë për të investuar 800 milionë euro në investime kapitale, pra këto para të buxhetit janë bllokuar në bankën qendrore duke mbledhur interes minimal.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat