Publicisti Emin Azemi ka reaguar në lidhje me raportimet mbi vrasjen e Faton Hajrizit, derisa këtë ngjarje e ndërlidhi me marrëveshjen e Gjermanisë e Serbisë për litiumin.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se në mediat serbe, Faton Hajrizi po i servohet publikut si një medikament pér kurimin e etheve të litiumit, përcjell “Bota sot”.
Madje, Azemi hodhi dyshime se polici serb mund të mos jetë vrarë nga Fatoni, ka të ngjarë që ai të jetë ekzekutuar në ndonjë lokacion tjetër nga një dorë misterioze dhe të jetë transferuar pikërisht në Loznicë!
Postimi i plotë
Faton Hajrizi dhe ethet serbe të litiumit!
Incidenti në Lloznicë, ku përfundoj i vrarë Faton Hajrizi nga Kosova, ndodhi afër vendit i pasur me litium. Këtë vrasje regjimi serb po e përdor si perde tymi për të defokusuar vëmendjen publike të popullatës nga marrëveshja me BEnë për eksploatimin e litiumit per nevojat e industrisë së baterive dhe makinave elektrike. Nga kjo marrëveshje Serbia përfiton investim prej 6 miliardë euro, kurse klient kryesor i kétyre resurseve natyrore do të jetë Gjermania, e cila po bën gara me Kinën në këtë fushë….
Në Serbi, sidomos në pjesën perendimore të saj, e pasur me litium, ishte krijuar një masë kritike që kundërshtonte eksploatimin e këtij resursi të rrallë natyror, mirëpo në mediat serbe Faton Hajrizi po i servohet publikut si një medikament pér kurimin e etheve të litiumit….
Daçiqi e Vuçiqi u ngutën ta shpikin këtë “terapi” për të shpëtuar marrëveshjen miliardëshe që për bazë ka benefitet gati përrallore nga eksploatimi i litiumit.
Pse koha dhe vendi i incidentit afër Lloznicës përputhen me çështjen e litiumi?
A mundet policin serb të mos e ketë vra Faton Hajrizi dhe a ka të ngjarë që ai të jetë ekzekutuar në ndonjë lokacion tjetër nga një dorë misterioze dhe të jetë transferuar pikërisht në Loznicë?!
Këto dhe pyetje të tjera munguan në mediat e Kosovës të cilat gjithnjë e më teper po i ngjasojnë ekipeve inferiore që parapëlqejnë dhënien e autogolave, në vend se ta mbajnë topin në pjesën e fushës së kundërshtarit(!)/ea