AUV thotë se ka ngritur nivelin e masave të kontrollit për ngarkesat me produkte të shpezëve nga Brazili

Aktuale

AUV thotë se ka ngritur nivelin e masave të kontrollit për ngarkesat me produkte të shpezëve nga Brazili

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 12:56
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës ka thënë se pas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil për disa shtete ne mesin e tyre njofton edhe Kosovës, për suspendimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve dhe produkteve të tij, AUV menjëherë ka urdhëruar ngritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat qe vijnë nga Brazili.

Sipas njoftimit të AUV-it, aty përfshihet kontroll i detajuar i secilës ngarkesë.

“Njoftimi i autoritetit shtetërorë të Brazilit përfshin dhe njeh entitetin e shtetit të Republikës se Kosovës. Në zbatim të rregullave ndërkombëtare për tregtimin e shpendëve dhe produkteve të tyre i cili garanton transparencë ndaj vendeve që importojnë produktet e tyre. Certifikimi i eksporteve është një marrëveshje dypalëshe midis vendeve dhe autoriteti Brazilian pezullon Certifikatën Ndërkombëtare të Shëndetit në mënyrë që të përmbushë garancitë dhe kërkesat për siguri të produkteve”.

“Në mesin e  produkteve janë mishi i shpendëve i freskët, i ftohtë ose i ngrirë i cili tregtohen në vendet e rajon ku përfshihet edhe Kosova. Ne zbatim të procedurave dhe rregullave ligjore masatë e nivelit të kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore për menaxhim bazuar në situatë”.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim dhe koordinim me agjencitë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Policinë e Kosovës dhe Doganat e Kosovës, në kapacitet të plotë do të ekzekutojnë masat sipas urdhrit njoftues, për parandalim të hyrjes se ngarkesave nga zonat e prekura me sëmundjen e Neëcastle”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat