Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues nga i pari deri te i fundit

Aktuale

Hoti për Qeverinë Kurti: Mashtrues nga i pari deri te i fundit

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 08:59
Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria aktuale për katër vite udhëheqje ka pasur në dispozicion rreth 12 miliardë euro për investime, por që për këto vite qeverisje një shenjë nuk e ka lënë në Kosovë.

Ai për EO ka thënë se qeveria në vend që të merret me realizmin e premtimeve që kanë bërë, ata merren me qeveritë e kaluar.

Hoti, i cili aktualisht është deputet i LDK-së, ka thënë se as një nga premtimet që ka dhënë VV-ja në fushatën zgjedhore të viti 2021 nuk është realizuar.

Ai më këtë rast ka përmendur edhe mos realizmin e premtimit të Kurtit për funksionalizmin e Aeroportit të Gjakovës.

“Kur një qeveri e merr mandatin ka një logjikë politike, nuk është fare racionale, ka një logjik politike që thirren në problemet që i kanë trashëguar nga qeveritë e kaluara, por kur e përmbyll mandatin sepse jemi në vitin e katërt të qeverisjes së tyre. Këta po e përmbyllin mandatin e tyre, dhe nëse ende nuk ki se çfarë të raportosh si punë të kryera, suksese të arritura, realizim të premtimeve që janë bërë më herët, atëherë ti i kthehesh kritikave për qeveritë e kaluara. Nuk ka asnjë logjik që në vitin e katër të mandatit qeverisës të kthehen në qeveritë e kaluara. Merreni shihni programin politik të Lëvizjes Vetëvendosja të cilët kanë dalë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe sa kanë realizuar. Do ta shihni që në asnjërën prej fushave nuk është realizuar asnjë nga premtimet, e pash promovimin e një grandi për mbështetjeje të investimeve të diasporës, që është një mashtrim i radhës. Ka qenë premtim zgjedhor, funksionalizimi i Aeroportit të Gjakovës, në mënyrë që mërgimtarët të shfrytëzojnë këtë mundësi për çmimet më të lira për të ardhur në vendlindje, kështu thuhet në programin e Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se kjo qeveri “një shenjë nuk e ka lënë në Kosovë”, duke nënkuptuar se nuk kanë bërë as një investim.

“Janë rreth 12 miliardë euro që kanë pasur në dispozicion për këto katër vite, një shenjë nuk e kanë lënë në Kosovë. Sepse kur e kryen mandatin qeverisës një qeveri e lenë një gjë mbrapa, e bënë një autostradë siç është bërë në të kaluarën, një rrjet të shkollave ose sigurimet shëndetësore. Është viti i katër po mbarohet mandati ende as afër nuk janë përgatitjen për mbledhjen e sigurimeve shëndetësore ose sistemin informatikë shëndetësor. Këta e përfunduan mandatin është çështje muajsh dhe vendi ynë do të shkoj ose në zgjedhje të parakohshme ose në zgjedhjet e rregullta”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri ka thënë se ministri i Financave Hekuran Murati se bashku me shefin e tij në Qeveri janë duke mashtruar me shifra, për këtë ai ka thënë se kjo qeveri nga i pari të i fundit janë mashtrues.

Ai ka thënë se qeveritarët krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, kështu duke tentuar të ndërtojnë narrativa të pa qena.

“Unë nuk e ndaj atë prej pjesës tjetër të qeverisë, nga shefi i tij në Qeveri dhe të gjithë kolegët e tij në Qeveri. Mashtrues prej të parit deri tek i fundit, krejt diskursin politik e kanë mbi baza demagogjike, duke tentuar me ndërtuar narrativa të pa qenë. Vetëm duke i sharë njerëzit, je në vitin e katër të qeverisjes më nuk merresh me të kaluarën, pavarësisht se a ke pasur apo nuk ke pasur të drejtë. Tash thirresh në rezultate, mungesa e rezultateve i bënë këta njerëz mashtrues, demagog, në opinion publik”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se në secilën ministri mund të gjendet një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore, procedurale me tenderë të hapura e me problemin e rezervave shtetërore.

“Komplet ekipa prej kryeministrit e Qeverisë, nuk e gjen një ministër që është korrekt, objektiv, punëtor i qon përpara objektivat që i ka brenda fushës së vet. Në cilin do ministri që e merr ju do të gjeni një grumbull shkeljes të ndryshme ligjore, procedurale me tendere të hapura, me problemin e rezervave shtetërore, me ato problemet që dolën në Ministri e Kulturës me ato subvencionet. Rend i ke edhe me Ministrinë e Jashtme, nëse i sheh raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për krejt këto ministri për të gjithat organizata buxhetore kurrë nuk ka pasur një trend të tillë të abuzimit me detyrën publike që kanë njerëzit”, ka thënë ai.

Hoti ka theksuar se duke marr për bazë gjitha këto dështime, nuk pret që ky model i qeverisjes mund ta merr prapë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të bëjnë një analizë të buxhetit të tyre familjarë dhe të krahasojnë atë se a janë sot më mirë krahasuar me atë që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie.

“Nuk shoh se ky model i qeverisjes mund ta merr prapë mbështetjen në zgjedhjet e ardhme. Qytetarët le të analizojnë buxhetin e tyre të familjes le ta shohin se a janë sot më mirë krahasuar me atë që ka qenë para ardhjes së kësaj qeverie. Në arsim ky dy tre vitet me radhë nuk fillon mësimi me rregull, nuk ndërtohen çerdhet e premtuara, në funsksionalizohet sistemi i informimit shëndetësor, nuk funksionin sigurimet shëndetësore, nuk ka furnizim adekuat me barnat e listës esenciale, tek ekonomia dhe buxheti abuzim masiv me buxhetin e shtetit, edhe në investimet kapitale, projekte në të gjithë Kosovën ashtu siç i kanë lënë qeveritë e kaluara. Në politikën e jashtme asnjë njohje për katër vite, më bëri përshtypje deklarimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës, për heqjen  e vizave në Tailandë. Një politikë e Tailandës për të hequr vizat për çështje të turizëm dhe këta e kthejnë dhe e mashtrojnë opinion publik sikur arritje në politikën e jashtme”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat