Ky shtet është afër heqjes së vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës

Aktuale

Ky shtet është afër heqjes së vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës

Më: 21 korrik 2024 Në ora: 08:44
Ilustrim

Qeveria e Japonisë është duke e shqyrtuar mundësinë e heqjes së vizave për krejt qytetarët e Kosovës pa dallim, sa më parë të jetë e mundur.

Këtë e konfirmoi një zyrtare e këtij shteti, gjatë takimit me nje grup gazetarësh vendorë.

Nga 25 marsi i këtij vitit qeveria e Japonisë i hoqi vizat për shtetasit e Kosovës të cilët kanë pasaporta diplomatike dhe zyrtare

Kjo temë besohet se ka qenë çështje diskutimi edhe në bisedimet e djeshme të ministres së jashtme japoneze, Yoko Kamikawa me kryeministrin Albin Kurti dhe shefen e diplomacisë, Donika Gërvalla.

Kjo vizitë ishte e para e një zyrtareje kaq të lartë të shtetit aziatik në Prishtinë, që nga vënia e marrëdhënieve diplomatike, 15 vjet më parë.

Gjatë takimit me kryeministrit Kurti, Kamikaëa ka thënë se “paqja dhe stabilitetit në ballkanin Perëndimor janë thelbësore për krejt Evropën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat