Ish-ambasador i Shqipërisë në NATO dhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se bota serbe e proklamuar është vetëm një propagandë për të mbajtur të gjallë frymën e nacionalizimi dhe shovinizmit që është tipike për vende autoritare si Serbia.
Sipas tij, Serbia nuk ka asnjë strategji kundër Perëndimit se nuk do të ishte e aftë të përballej me të në asnjë rrethanë dhe po e përdor botën serbe për qëllime politike.
“Sistemet autoritare preferojë të kenë flamur të betejës nacionalizmin dhe shovinizmin, unë mendoj që nuk kanë një strategji kundër Perëndimit se nuk kanë këllqe të përballen me të.
Në këtë rast po i japim mesazh botës që jemi të bashkuar, që nuk e harrojmë kurrë Kosovën dhe në këtë rast mesazhi është për Kosovën, meqenëse thonë që Kosova është djepi i Serbisë duke thënë që s’e tradhtojmë kurrë besimin tuaj për botën serbe dhe është gjithashtu kali i betejës për fushatën tjetër”, tha ish-ambasadori.