​Gërvalla: Trupi i Fatonit të kthehet sa më shpejt në Kosovë

Aktuale

​Gërvalla: Trupi i Fatonit të kthehet sa më shpejt në Kosovë

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 20:49
Donika Gërvalla

Shefja e diplomacisë së Kosovës Donika Gërvalla ka deklaruar se trupi i Faton Hajrizit, i vrarë nga policia serbe, duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Ajo tha për media se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe te partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe te partnerët ndërkombëtarë, sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes. Zyra Ndërlidhëse ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla.

Faton Hajrizi u vra dje nga policia serbe pasi dyshohet se të mërkurën vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat