Luljeta Pula flet për fjalimin në kullën e Jasharëve pas sulmit të parë: Aty unë bëra thirrje për luftë

Aktuale

Luljeta Pula flet për fjalimin në kullën e Jasharëve pas sulmit të parë: Aty unë bëra thirrje për luftë

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 19:58
Luljeta Pula Beqiri

Pas sulmit të parë të forcave serbe në Kullën e Jasharëve në Prekaz, ish-veprimtarja politike, Luljeta Pula Beqiri shkoi për vizitë në familjen e Shaban Jasharit, ku me kërkesën e tij ajo mbajti një fjalim të gjatë, mbi 40 minuta.

E ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN", ajo foli rreth këtij fjalimi ku tregoi se teksa po thoshte fjalët e artikuluara para njerëzve të pranishëm, ndër tjera, kishte bërë thirrje për luftë.

“Në atë fjalim i cili zgjati më shumë se 40 minuta dhe para një auditori që kishte diku rreth 90 veta, unë thirra për luftë, duke i zgjedh fjalët me kujdes dhe me mesazh krejtësisht të qartë.

Ky fjalim jashtëzakonisht i emocionoi njerëzit e pranishëm aty”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat