Ky është instruktori 70-vjeçar i autoshkollës i arrestuar për ngacmimin seksual të kandidates

Aktuale

Ky është instruktori 70-vjeçar i autoshkollës i arrestuar për ngacmimin seksual të kandidates

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Të tilla ngjarje të trishta shpesh ndodhin edhe në hapësira publike, institucione e biznese të ndryshme. Kështu ka ndodhur së fundmi edhe te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, ku një instruktor i një autoshkolle po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një kandidate.

Media ka mësuar detajet e këtij rasti, që u denoncua të premten në Polici dhe si rezultat i dyshuari përfundoi në pranga.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për sinjalin se i dyshuari është V.E., rreth 70-vjeçar, instruktor në një autoshkollë, pronë e tij, ku viktima (22-vjeçare) ishte regjistruar për marrjen e patentë shoferit.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur gjatë kohës sa viktima ishte duke i zhvilluar orët e vozitjes dhe ndodhej bashkë me të dyshuarin në veturë, kur u përball me veprimet e tij të tmerrshme.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se instruktori i dyshuar fillimisht e ka prekur me duar, pa dëshirën e saj, e më pas është kapur në flagrancë nga vajza duke e filmuar me telefonin e tij.

 Kjo situatë e alarmoi viktimën, e cila kërkoi ndihmën e Policisë, duke e raportuar rastin.

Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është siguruar prezenca e të dyshuarit.

I njëjti është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ndër të tjera ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë qëllim të caktuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat