Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

Aktuale

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 16:04
Arianit Koci

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka shprehur gatishmërinë publike dhe humanitare, që nëse autorizohet nga familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, do të niset për Serbi, për ta zbardhur çështjen, të vërtetën, identitetin dhe mbi të gjitha për të kërkuar kthimin e kufomës në Kosovë, gjegjësisht tek familja.

Deklarimin Koci e bëri tani kur çështja sërish ka marrë drejtim koklavitjeje, si pasojë e mosbashkëpunimit institucional të shtetit serb.

Edhe Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu sot tha se informacionet janë kundërthënëse dhe nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë.

Haxhiu tha se nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën.

Pa e paragjykuar të kaluarën e Fatonit, për ta ndërprerë këtë ping-pong që po ndodhë, unë në formën më njerëzore e humanitare, nëse më autorizon familja Hajrizi dhe shteti im, jam gati të nisem për Serbi për të ndihmuar çështjen, respektivisht të vërtetën, në identifikim, në zbardhje të informacioneve të qëndrueshme e mbi të gjitha, pas verifikimit, në kthimin e kufomës së të ndjerit tek familja në Kosovë’, tha Koci në ‘RADIO 1’.

Tutje Koci u shpreh se Serbia nuk duhet e as nuk mundet të ndalojë kthimin e kufomës as në raste të tilla.

“Shikoni, dua t’ju them nga RADIO 1, radio juaj, hetimet dhe të gjitha fazat, normat tjera mund të vazhdojnë edhe më pas. Tani është njerëzore, pa paragjykime, që të dihet identiteti i të vrarit dhe të kthehet kufoma”, u shpreh Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat