Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Liderëve të EPC-së, është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Presidentja Vjosa Osmani, ka shkruar në rrjetin social Facebook, se si aleatë demokratikë shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.
Ndërsa, ka treguar se temë diskutimi ka qenë rruga euroatlantike e Kosovës.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së, kisha kënaqësinë ta takoj edhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden. Si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit. Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë Kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka shkruar Osmani në Facebook.