Vuçiq i frikësuar? Ish-kreu i Shërbimit Sekret tregon çfarë ndodhi pas Marrëveshjes me Kosovën

Aktuale

Vuçiq i frikësuar? Ish-kreu i Shërbimit Sekret tregon çfarë ndodhi pas Marrëveshjes me Kosovën

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 12:13
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-ambasador i Shqipërisë në NATO dhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk ishte gati ta firmoste marrëveshjen e Ohrit me Kosovën.

Kjo sipas tij kjo nuk është diçka e papritur pasi Vuçiq gjithmonë e ka thënë se, edhe nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje praktike kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës.

“Me të drejtë Kurti thotë që duhet të jetë një marrëveshje e plotë që finalizohet me njohje reciproke ndryshe nuk funksionon dhe mendoj se ka të drejtë.

Vuçiq me mençuri ka kërkuar që në dialog Kosova të jetë vetëm si e barabartë jo si një vend që vetëm ankohet nga çfarë ka vuajtur, sot duhet të zgjidhet mosmarrëveshja mes dy shteteve dhe që të arrihet kjo duhet një marrëveshje e qepur mirë”, tha ish-kreu i SHISH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat