Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, pretendon se Lëvizja Vetëvendosje, do të fitojë me 60% të votave në zgjedhjet e reja parlamentare.
Teksa ka përmendur disa nga vendimet e fundit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, ai ka thumbuar edhe opozitarët, përcjell Bota sot.
“Ju thojke Memli "o hajde shkojmë në zgjedhje", ju hiç.
Tash pritni shtesat për fëmijë, rritjet e pagave para vitit të ri, hapjen e urës në Mitrovicë, përafërsisht 60% nga 50.2% sa ishte në zgjedhjet e fundit”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook.
Në një postim tjetër, ai ka ironizuar edhe me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Liqenin e Ujmanit.
“Para se me bo Albini Asociacionin s'mujshim me shku hiç në veri, tash masi e ka bo Asociacionin po shkojna mu la në Ujman”, ka thënë Gjinovci.
Kryeministri Kurti, ka thënë të enjten se Qeveria e tij synon hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe që ky veprim nuk është kundër askujt.
Kurti i ka bërë këto deklarata një ditë pas takimit me ambasadorë të vendeve të QUINT-it në Kosovë, dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, me të cilët ka diskutuar për këtë çështje./Botasot