Osmani takon presidentin bullgar, e falënderon për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike

Aktuale

Osmani takon presidentin bullgar, e falënderon për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike

Më: 20 korrik 2024 Në ora: 10:38
Rumen Radev dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Britani të Madhe.

Gjatë këtij samiti, ajo është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Ajo e falënderoi homologun e saj bullgar, për mbështetjen e palëkundur të shtetit të tij, për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe domosdoshmërinë për të ecur përpara me procesin e integrimit të Kosovës në BE, si dhe me anëtarësimin në KiE dhe NATO”, tha Osmani.

E para e shtetit të Kosovës atje pati takime me shumë liderë të shteteve të fuqishme si: Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanel Macron, nikoqirin e këtij takimi kryeministrin e britanik Keir Starmer, kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, e cila së shpejti do ta marrë pozitën e Josep Borrell, si përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat