Eksperti paralajmëron qytetarët e Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi, ja si do ta shfrytëzojë ajo rastin me vrasjen e Hajrizit

Aktuale

Eksperti paralajmëron qytetarët e Kosovës: Mos udhëtoni nëpër Serbi, ja si do ta shfrytëzojë ajo rastin me vrasjen e Hajrizit

Nga: A.Zh Më: 20 korrik 2024 Në ora: 09:37
Bedri Elezi

Eksperti i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, që të mos udhëtojnë përmes Serbisë, pas vrasjes së Faton Hajrizit.

Ai ka thënë se Serbia tani do të shfrytëzojë nga rasti për të ndaluar për kontroll dhe verifikim qytetarët shqiptarë, me qëllimin e vetëm që t’i torturojë dhe plaçkisë ata, përcjell Bota sot.

Elezi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të paktën të mos ndihmojnë ekonomikisht për ndërtimin e autostradave serbe me paratë e tyre.

Reagimi i plotë i Elezit, në Facebook:

Përpos rrezikut të madh në Serbi për qytetarët shqiptarë, të cilët përdorin teritorin e Sërbisë për të udhëtuar drejt shtetëve të Bashkimit Evropian apo anasjelltas, Serbia arrin të fitojë qindra miliona euro nga taksat e rrugëve apo edhe shërbimeve tjera brenda teritorit të saj.

Pas vrasjes së Faton Hajrizit, Serbia do të shfrytëzojë nga rasti për të ndaluar për kontroll dhe verifikim qytetarët shqiptarë, me qëllimin e vetëm t’i torturojë dhe plaçkisë ata.

Ne jemi dëshmitarë se Serbia në mënyrë të vazhdueshme dhe të organizuar ka arrestuar qytetarë shqiptarë, posaçërisht qytetarë të Republikës së Kosovës duke i akuzuar si pjesëtarë të UÇK-së, të cilët po i mbanë të burgjet serbe duke i keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht, madje edhe duke i plaçkitur në forma të ndryshme.

Edhe përkunder faktit se rruga përmes Serbisë mund të jetë më e përshtatshme, ne duhet të refuzojmë të përdorim këtë koridor.

Dua të besoj fort se sidomos pas këtij rasti të vrasjes së Faton Hajrizi, qytetarët shqiptarë nuk do tē kalojnë nëpër këtë shtet kriminal e fashist, përpos që t’i tregojmë botës se në këtë shtet nuk ka siguri dhe se ndihemi të rrezikuar, të paktën të mos ndihmojnë ekonomikisht për ndërtimin e autostradave me paratë tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat