Gërxhaliu: Kosova e ka pasur thëngjillin, por nuk u promovua

Aktuale

Gërxhaliu: Kosova e ka pasur thëngjillin, por nuk u promovua

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 19:35
Ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu

Ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se Kosova ka pasur thëngjillin por nuk u promovua.

“Kemi një përparësi nëse Serbia ka litiumin, Kosova ka pasur thëngjillin, për këtë kemi pasur oferta oferta duke filluar nga amerikanët, gjermanët, francezët dhe japonezët”, u shpreh ai në Info Magazine.

“Ne po flasim për teknologji të akllumatorëve që po ndërtohen në Serbi, mirëpo sa  është promovuar mundësia që në miniera të Trepçës mund të gjendet tri të katërtat e gjitha elementeve kimike që mund t’i gjeni në sistemin periodik.

Prandaj është një vetëvrasje në Kosovë, nga politika e kriminalizuar, e paditur që do t’i mallkoj dhe do t’i dënojë gjeneratat që po vijnë në Kosovë”, shtoi Gërxhaliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat