Vrasja e Faton Hajrizit, Serbia e konfirmon edhe zyrtarisht me emër dhe mbiemër

Aktuale

Vrasja e Faton Hajrizit, Serbia e konfirmon edhe zyrtarisht me emër dhe mbiemër

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 19:23
Faton Hajrizi

Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një komunikate zyrtare të publikuar në faqen e ministrisë, ka njoftuar për vrasjen e Faton Hajrizit.

Në këtë komunikatë, Faton Hajrizi përmendet me emër e mbiemër si person që është eliminuar nga forcat serbe pas vrasjes së një polici serb dhe plagosjes së një tjetri derisa gjendej në arrati.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës sot pas lajmit për vrasjen, kanë kërkuar nga Serbia që të identifikohet personi i vrarë.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat