Reagon Gani Geci: Fatoni nuk më dëgjoi mua, e paçin në qafë ata që e kanë këshilluar keq!

Aktuale

Reagon Gani Geci: Fatoni nuk më dëgjoi mua, e paçin në qafë ata që e kanë këshilluar keq!

Nga: M.L. Më: 19 korrik 2024 Në ora: 17:09
Gani Geci

Ish deputeti Gani Geci ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit sot në Serbi.

Në një postim në Facebook, Geci ka treguar se kishte qenë në një dhomë me Fatonin në burgun e Smrekonicës dhe me të cilin kishte biseduar derisa ishte liruar.

Ai tregon se Fatonit i ishte lutur që të qëndronte në burg dhe të mos shkaktonte ndonjë problem, në mënyrë që ta fitonte lirimin me kusht.

Po ashtu Geci ka treguar se disa ditë pas lirimit, Fatoni i kishte kërkuar rroba në telefon pasi kishte takim me të dashurën e tij.

Postimi i plotë:

Ngushëllime familjes Hajrizi!

Ngushëllime babës dhe nanës së Faton Hajrizit!

Fatoni nuk më dëgjoj mua!

Nuk e dëgjoj Babën e as Nanën e vet!

Fatonin e pranova në dhomën time , ditën që unë u lirova nga burgu i Smrekonicës , si burg i tipit të hapur , biseduam gjërë e gjatë deri në ora 16:00 kur unë edhe u lirova.

Fatoni ishte i fundit nga rreshti i gjatë i të gjithë të burgosurve që më përcollën deri te dera e daljes.

Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!

Atë ditë thash: Faton edhe disa muaj e ke kushtin të lutem për hatër të babës e për hatër të nanës , të cilët u kujdesen për ty për tër kohën sa ke qëndru në burg , rri mirë se këtu është tipi i hapur i burgut dhe ke të drejtë edhe të punosh jashtë institucionit , ja lexova nenet e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale , “për të drejtën për punë” , për të drejtën e “lirimit me kusht” i thash ke me pas mundësi me punu, ke me marr kushtin edhe ke mu u liru.

Për hatër të nanës tane Faton , martohu me atë vajzën që je në lidhje dhe krijo familje dhe stabilizohu.

Ia lash të gjitha gjësendet e mia të dhomës , kur unë u lirova.

Më thirri në telefon disa ditë pasi u lirova, më tha po më duhen një komplet tesha se kam me dal në vikend dy ditë dhe du mu taku me të dashuren time dhe du mu martu.

Erdhi babai i Fatonit ia dhash nji kompletin me tesha dhe doli ne vikend.

Kur doli në vikend kish ardh në fabrik të më vizitojë por unë qëllova në Prishtinë.

Ne fabrik kishte taku vëllaun Fadilin edhe ai kishte dhënë këshillat e njejta.

Zoti i lasht shëndosh , babën e Fatonit , Mustaf Hajrizin , dhe nanën e tij Shehrije Hajrizin , që u kujdesen për të.

E paçin në qafë ata që e kanë këshilluar keq Faton Hajrizin!

I paçin në qafë edhe ata që i këshilluan keq grupin e Kumanovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat