Aktivisti i VV-së: Faton Hajrizi është vrarë dje, por për shkak të vizitës së kancelarit gjerman, Serbia heshti

Aktuale

Aktivisti i VV-së: Faton Hajrizi është vrarë dje, por për shkak të vizitës së kancelarit gjerman, Serbia heshti

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2024 Në ora: 17:14
Faton Hajrizi

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mentor Llugaliu ka folur për vrasjen e Faton Hajrizit në Serbi. Ai thotë Hajrizi nuk është hero sic po e konstatojnë shumë njerëz, përderisa ka plagos disa policë të Kosovës e ka plaqkitur biznese të ndryshme.

Tutje, Llugaliu shkruan se ai mund të jetë vrarë dje, mirëpo për shkak të kancelarit gjermanit që vizitoj Serbinë, lajmi u bë i ditur sot.

Postimi i plotë:

Po raportohet në media se i supozuari që vrau një polic serb e plagosi një tjetër, Faton Hajrizi është vra sot nga policia serbe.

1. Parimisht mërzitem për çdo jetë të humbur njeriu e sidomos nëse është një pyetje një jetë shqiptari. Mendoj që për këtë përfundim të tillë ka faj shumë edhe shteti, mediat e shoqnia jonë!

2. Faton Hajrizi nuk është hero qysh shumë njerëz po konstatojnë. Qysh mundet me kanë hero njeriu që ka plagos disa policë të Kosovës e ka plaçkitë shumë biznese kosovare. As vepra e tij e fundit (vrasja e policit serb) nuk e bën atë hero, përkundrazi e bën kriminel ashtu siç ishte edhe në Kosovë.

Polici serb ishte në detyrë të tij në shtetin e tij, larg gjithçkaje që mundet me u lidhë me heroizmin potencial të Faton Hajrizit.

3. Shtrohet pyetja a ka mujtë Faton Hajrizi me u rehabilitu në Kosovë? Po ka mujtë, po shteti e shoqnia jonë ta prishin edhe njerin normal e jo kriminelin si Fatoni.

Mediat tona janë arenë e çdo degjenerimi njerëzor e intelektual. Ato mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë se pse një qytetar kriminel i Kosovës nuk është sot i gjallë në burgjet e Kosovës, po është i vrarë dikun në mesin e Serbisë.

Në asnjë vend të botës kriminelit nuk i jepet hapësira mediale për me promovu vetën dhe kërcënimet ndaj zyrtarëve të shtetit.

4. Shumë dyshoj që Faton Hajrizi u vra dje, mirëpo shteti serb nuk e ka publiku vrasjen e tij përderisa ishte Kancelari gjerman në vizitë në Serbi. Posa shkoi ai, u publiku lajmi.

5. Shteti dhe shoqnia kosovare duhet me marrë mësim nga ky rast tragjik, amo jam i bindun që kjo nuk do të ndodhë!

6. Të mjerët familjarët e tij, e mjera nana e tij që këto orë sa shekuj ka pritë në ankth lajmin se a pe vrajnë apo po e torturojnë për së gjalli qysh dijnë policia e Daçiqit e Vuçiqit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat