Kraki reagon pas vrasjes së Hajrizit në Serbi: Isha i bindur që…!

Aktuale

Kraki reagon pas vrasjes së Hajrizit në Serbi: Isha i bindur që…!

Nga: A.M. Më: 19 korrik 2024 Në ora: 15:18
Faton Hajrizi

Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me vrasjen e Faton Hajrizit nga autoritetet serbe.

Ai përmes në postimi në Facebook i shprehu ngushëllime familjes së Fatonit, ku tha se ishte një “humbje e panevojshme, e paarsyeshme dhe e padrejtë”.

Po ashtu, Kraki tha se Hajrizi “ka qenë e zeza e vetit dhe tash po shkon në mënyrën më të keqe”.

Postimi i plotë

Humbje totalisht e paarsyeshme sikurse ishte e paarsyeshme ideja e tij me shku n’Evropë duke qenë person n’kërkim.

Prej fillimit, qysh e thash dje, ky djal ka qenë e zeza e vetit dhe tash po shkon në mënyrën më të keqe.

Në disa video të para një viti dukej djal i zgjut me ide të qarta për gabimet që s’duhet të përsëriten. Sinqerisht pata shpresu që ikjen nga burgu e kishte bërë si shenjë proteste me denoncu diçka. Dhe isha i bindur që, në bazë të asaj që thoshte, do kthehej në sistemin e Kosovës me e kry dënimin dhe me fillu jetën e tij të re.

Duhet të jenë idiota ata që ia kanë mbush mendjen dhe e kanë ndihmu me e marrë rrugën e Evropës përmes Serbisë.

Ngushëllime familjes së tij.

Humbje e panevojshme, e paarsyeshme dhe e padrejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat